“Bugatti Chiron”, i tëri me “Lego”, prezantohet në Danimarkë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

“Bugatti Chiron”, i tëri me “Lego”, prezantohet në Danimarkë

14:51 | 22 Maj 2019

Pas 8 muajsh projektim dhe 13.438 orësh punë, Bugatti Chiron e ndërtuar me “Lego”, me madhësi normale dhe funksionale në përsosmëri, ka mbërritur në shtëpinë e “Lego”-s në Billund, qytetin danez ku edhe ka lindur loja popullore.

Makina është ndërtuar pa përdorimin e ngjitësit dhe në të mund të qëndrojnë dy persona. Po ashtu, makina mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 20 km në orë, falë edhe përdorimit të baterive “Power Functions Lego”.

Supermakina lodër ka mbërritur kështu në shtëpinë e saj.

Shtëpia “Lego” është një hapësirë prej 12 mijë metrash katrorë, që mban një dyqan, 4 zona të dedikuara për lojën dhe një galeri, në të cilën rrëfehet historia e “Lego”-s dhe në të cilën janë ekspozuar krijime të realizuara nga fansat.

Tulla “Lego” në formën e saj aktuale është prodhuar në vitin 1958 dhe shtëpia e re “Lego” është hapur në vitin 2017.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!