Bulliqi: Çështja e kufirit Kosovë – Mal i Zi ende s’ka përfunduar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Bulliqi: Çështja e kufirit Kosovë – Mal i Zi ende s’ka përfunduar

20:22 | 08 Nëntor 2019

Shpejtim Bulliqi rikthen në diskutim çështjen për kufirin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komisionit Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit, ka thënë se çështja e definimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk ka përfunduar.

Ai ka theksuar se pa u vendosur gurët në kufij dhe me pajtimin e të dyja palëve, nuk mund të quhet se ka përfundur demarkimi i kufirit më Malin e Zi. “Nuk mund të ketë vendosje të njëanshmë të gurëve në kufij, kjo s’mund të ndodhë”, ka deklaruar Bulliqi.

Ai tha se Kosova ka mjaft fakte që dëshmojnë se është bërë gabim demarkimi i kufirit, dhe po pret që qeveria e re të ndërmarrë hapa konkret në mënyrë që të nis korrigjimi. “Është një marrëveshje e cila e obligon rishikimin e kufirit”, deklaroi Bulliqi për RTK-në

Sa u përket akuzave se Bulliqi me kauzën e tij për kufirin e ka lënë Kosovën të izoluar dhe pa liberalizim, ai tha se kjo është e pavertetë. “Kufiri ska qenë kriter, kjo u dëshmua se Kosova nuk e mori liberalizimin e vizave edhe pas demarkimit. Liberalizimi s’ka ndodhur për shkak se nuk është luftuar korrupsioni”, tha Bulliqi.

Sipas tij, Kosova do të ketë mjaft punë edhe në demakrimin e kufirit me Serbinë, që është vija më e gjatë kufitare. Sipas tij në këtë rast nuk do të duhet të ketë shumë komplikime, dhe tha se Kosova ka mjaftueshëm fakte se ku është vija kufitare.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!