Bulliqi e konfirmon se shtyrja e vizitës në Amerikë ka ndodhur për shkak të zhvillimeve në veri

22:41 | 09 Nëntor 2022

Mediat raportuan sot se edhe kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi i është refuzuar viza amerikane.

Kjo gjë është demantuar nga zëdhënësi i komunës, Fatri Zhitia, cili e ka quajtur lajmin të pavërtetë.

Megjithatë, ai e ka pranuar që vizita e planifikuar e shefit të tij, është shtyrë për një datë tjetër.

“Lajmi se kryetarit të komunës, Shpejtim Bulliqi i është refuzuar viza për në ShBA është i PAVËRTETË. Kryetarit Bulliqi i është lëshuar viza amerikane për 5 vjet. Ndërsa vizita e cila ka qenë e planifikuar të zhvillohet javën e ardhshme në IOËA të ShBA-së është shtyrë për në fillim vit në dakordim edhe me kryetarët e tjerë të komunave për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit”, ka shkruar ai.

Pak minuta pas reagimit, Zhitia ka publikuar edhe fotografinë e vizës amerikane të Bulliqit, e cila ka validitet deri në vitin 2027.

Komento: