Burri që u dogj sot në veturë ishte ushtar i UÇK, Zafir Berisha: S’e meritove të largohesh kështu

13:29 | 25 Dhjetor 2023
burri-qe-u-dogj-sot-ne-veture-ishte-ushtar-i-uck,-zafir-berisha:-s’e-meritove-te-largohesh-keshtu

Shefqet Krasniqi nga fshati Jeshkovë e Prizrenit, dyshohet se është vetëvrarë pasi ia vuri flakën veturës së tij derisa ishte brenda.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe Zafir Berisha derisa ka theksuar se Krasniqi ishte shembull si prind, si shok, si luftëtar i UÇK-së në shërbim të Kosovës.

Tutje Berisha lajmin për vdekjen e tij e ka quajtur si tronditës.

Postimi i plotë i tij:

Prehu në paqe Shefqet Krasniqi

Tronditëse është lajmi për vdekjen tënde o njeri i mirë. Ishe shembull në këtë botë, si prind, si shok, si luftëtar i UÇK-së në shërbim të Kosovës,, nuk e ke meritu të largohesh nga kjo botë kështu dhe në këtë kohë!

Komento: