Butrint Imeri provon pak aktrimin në klipin e fundit, shokon me mungesë talenti

19:11 | 28 Prill 2023

Pothuajse para dy muajve erdhi me një paralajmërim se do publikojë një këngë e re.

Edhe pse një afat kohor i gjatë për të sjellë një këngë, kësaj radhe ka provuar ta nxjerrë në pah edhe një ‘talent’ të ri.

Butrint Imeri tanimë aktor?

I njohur për muzikë dhe mjaft i dashur nga publiku për zërin e tij, por nuk është mjaftuar vetëm me kaq, Butrinti në këngën e re të publikuar mbrëmë në ora 23:59, e titulluar ‘Diskoteka’, ka shokuar me mungesën e talentit të tij prej aktori.

Me hapjen e klipit, Imeri e shfaqë vetën si një person i rëndësishëm, ku një numër i madh gazetaresh, e presin tek dera e shtëpisë.

Shtrohet pyetja, donin ta pyesin për Kiarën? Epo nuk dihet përgjigjja pasi që as në “filmin” e tij nuk është deklaruar.

I gjithë ‘aktrimi’ i tij fillon dhe mbaron pa folur, vetëm duke iu ikur gazetarëve dhe pyetjeve të tyre.

Edhe pse nuk mbetet në harresë, kujtojmë se Butrint Imeri është krye temë e mediave rozë, për lidhjen e tij me Kiara Titon në të kaluarën dhe reagimet e thumbimet e tij ndaj saj.

E pasi që moderatorja tashmë është në lidhje dashurie me të famshmin e Big Brother Albania, Luiz Ejllit.

Komento: