Cakaj nga Berlini: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje

19:51 | 28 Shtator 2020

Cakaj nga Berlini thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje.

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, është duke qëndruar në Berlin të Gjermanisë.

Ai ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim me Gunther Krichbaum.

Gjatë këtij takimi ai ka theksuar se Presidenca Gjermane e Këshillit duhet t’i japë shtysë të fortë procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe se dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të përfundojë me asgjë më pak se njohja e ndërsjellë.

Ky është postimi i plotë i tij në FB:

Sot në Berlin, pata një takim të shkëlqyer me Kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane të Bundestagut, z. Gunther Krichbaum !

E informova hollësisht mbi përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të nevojshme para mbajtjes së Konferencës së Parë ndër-Qeveritare, duke përfshirë reformën zgjedhore, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, deri te ngritja e SPAK-ut dhe BKH-së. Ndamë të njëjtën pikëpamje lidhur me rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Po, patjetër: theksova se Presidenca Gjermane e Këshillit duhet t’i japë shtysë të fortë procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe se dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të përfundojë me asgjë më pak se njohja e ndërsjellë.

Komento: