Caktohen datat e gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë

21:38 | 04 Qershor 2020

Janë bërë zyrtare datat e gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë.

Tashmë është zyrtare.

Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë do të luhen me 12 dhe 13 qershor, kurse finalja me 17 qershor.

Me 12 qershor do të përballen Juventusi-Milan, kurse me 13 qershor Napoli-Inter, më pas fituesi i këtyre dueleve n’finale me 17 qershor, pak ditë para rinisjes së sezonit në Serie A, 20 qershor.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, këtë mbrëmje përmes një postimi në Facebook.

Sfida e parë mes Milanit dhe Juves u mbyllë 1-1, derisa ajo mes Interit dhe Napolit 0-1.

Komento: