Caktohet data e finales së Kupës së Italisë

21:49 | 28 Maj 2020

Serie A tashmë e ka një datë zyrtarë për rinisjen e sezonit.

Pas një takimi mes drejtuesve të futbollit dhe qeverisë italiane, palët kanë ranë dakord duke caktuar 20 qershorin për rinisjen e kampionatit elitar italian.

Por, para rinisjes së sezonit, do të luhen ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja e Kupës së Italisë, në mënyrë që më pas të mbetet vetëm Serie A.

Gjysmëfinalet Juventus-Milan dhe Napoli-Inter do të luhen me 13-14 qershor, më pas finalja me 17 qershor në stadiumin e Romës, Olimpico.

Ndeshjet e para gjysmëfinale kanë përfunduar Milan 1-1 Juventus dhe Inter 0-1 Napoli.

Komento: