Ndeshjen Kosovë – Çeki do ta drejtoj gjyqtari Danny Makkelie.
Kosova më 7 shtator në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ pret Çekinë, në ndeshjen e vlefshme kualifikuese për Euro 2020.
UEFA ndarjen e drejtësisë së kësaj ndeshje ia ka besuar gjyqtarit të njohur holandez, Danny Makkelie.
Makkelie është gjyqtar i listës së FIFA-s që nga viti 2011, ndërsa ka qenë i përfshirë edhe në botërorin e vitit 2018, të mbajtur në Rusi.