Caktohet masa e arrestit shtëpiak për të pandehurin nga Shtimja, dyshohet se e goditi babanë e tij për vdekje

16:04 | 10 Qershor 2024

Gjykata Themelore në Ferizaj njofton se ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Sh.K., dhe të njëjtit i cakton masën e arrestit shtëpiak, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale lëndimi i rëndë trupor nga neni8 186 paragrafi 5 lidhur me paragrafi 2 nën paragrafi 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më datë 19 maj 2024 në Shtime, përkatësisht në shtëpinë e tyre, deri sa i pandehuri ishte kthyer nga puna, pa një mosmarrëveshje të atë çastshme, që kishte pasur tani i ndjeri me nënën e të pandehurit S.T., të cilën ishte duke e sulmuar fizikisht i pandehuri ndërhynë duke e sulmuar tani të dëmtuarin – tani të ndjerin D.K., duke e goditur me grusht në fytyrë nga e cila goditje i dëmtuari rrëzihet dhe pëson lëndime trupore duke mbetur pa ndjenja i shtrirë në tokë, më pas të njëjtin e dërgojnë fillimisht në QKMF në Shtime, dhe më pas në Emergjencë në Ferizaj, prej aty e dërgojnë në QKUK në Prishtinë ku edhe ndërron jetë më datë 8 qershor 2024.

Komento: