Calhanoglut i dështon plani, tani vetëm këtë fanellë pritet ta vesh sezonin e ri

10:11 | 18 Qershor 2021

Plani i Hakan Calhanoglu për të shfaqur talentet e tij në Kampionatin Evropian dhe shpresa për oferta më të mira ka dhënë një efekt të kundërt, dhe tani mbetet vetëm Milani.

Sipas La Gazzetta dello Sport, plani i Calhanoglu ishte mjaft i thjeshtë: të shfaqej në Kampionatin Evropian dhe të tërhiqte vëmendjen e disa klubeve të larta. Sidoqoftë, ai tani është ‘mbështetur për muri’ dhe vetëm Milani i ka bërë një ofertë, përcjell ORAinfo.

Rossonerët janë duke pritur për rinovimin e tij, por padyshim që ata nuk do të presin për një kohë të pacaktuar, kështu që tani i takon lojtarit turk të rivendosë bisedimet me Milanin përndryshe ata mund të kalojnë në objektiva të tjerë.

Calhanoglu gjithashtu mori një ofertë monstre nga Katari në javët e fundit me vlerë 32 milionë euro, por Al-Duhail kurrë nuk e bindi atë si një destinacion.

Juventusi tani është tërhequr, Atletico Madrid sapo është mbyllur për Rodrigo De Paul dhe ndërsa propozimi i rinovimit të Milanit është ende në tryezë, Turkut do t’i duhet të japë një përgjigje në një kohë mjaft të shkurtër.

Stefano Pioli është në kontakt të vazhdueshëm me 27-vjeçarin dhe mund ta bindë atë për të qëndruar edhe për një sezon. /ORAinfo/

Komento: