Cana: Mosanëtarësimi i Kosovës në KiE është një debakël diplomatik i kësaj qeverie (VIDEO)

19:33 | 09 Maj 2024

Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana sot në “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai është shprehur se mosanëtaresimi i Kosovës në KiE është siç tha ai, debakël diplomatik  i kësaj qeverie.

Cana tha se qeveria e ka filluar në mënyrë të pakujdesshme këtë proces, që nga fillimi, aplikim ky i cili sipas tij ka qenë i pakoordinuar.

“Mosanëtarësimi i Kosovës është një debakël diplomatik  i kësaj qeverie, e  cila në mënyrë të pakujdesshme e ka filluar këtë proces që nga aplikimi, pra aplikimi ishte jo i koordinuar dhe ky aplikim ishte në sirtaret e Këshillit të Evropës për një kohë të gjatë”, është shprehur ai.

Komento: