Cana së shpjeti do të bëhet baba, zbulon emrin e vajzës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Cana së shpjeti do të bëhet baba, zbulon emrin e vajzës

19:13 | 22 Dhjetor 2019

Lorik Cana, së shpjeti do të bëhet baba për herë të dytë.

Kapiteni legjendar i skuadrës kombëtare të futbollit, Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monica Ercoli Cana janë në pritje të fëmijës së dytë.

Lajmin se po bëhen prindër për herë të dytë e kishin zbuluar muaj më parë dhe tani e gjithë vëmendja është te çifti Cana. Madje çifti kishin zbuluar edhe gjininë.

Ata do të bekohen me një vajzë, të cilën kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin Enkeleida, transmeton rtv21.

Së fundi, çifti Cana u shfaq në një dasmë. Dukeshin tejet të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Monica përmes fotografisë tregoi se është në javën e 37-të të shtatzënisë dhe shumë shpejtë pritet që familjes Cana t’i bashkohet edhe një anëtare. Nga martesa disavjeçare, Loriku dhe Monica kanë dhe një djalë. E pagëzuan me emrin Bojken.

Komento: