Casillas me premtim të madh për tifozët e Real Madrid: Do ta transferojmë yllin e Milanit

12:56 | 10 Janar 2021

Casillas paralajmëron transferimin e yllit të Milanit te Reali.

Portieri legjendarë Iker Casillas në mënyrë indirekte ka paralajmëruar transferimin e yllit të Milanit te Reali.

Bëhet fjalë për Gianluigi Donnarumman, i cili është në bisedime me Milanin për rinovimin e kontratës, mirëpo marrëveshja nuk është arritur ende.

Casillas i cili tani është zëvendës CEO i fondacionit të Realit të Madridit, ka bërë një postim në Twitter ku e ka ftuar Donnarumman që të transferohet në Santiago Bernabeu.

“Mendoj se Donnarumma duhet të luaj në një klub më të madh. Milan është klub i madh, por për momentin Reali ka rëndësi më të madhe në kompeticionet Europiane”, ka shkruar Casillas.

Komento: