Nëse Republika e Kosovës ka aftësinë dhe kompetencën juridike që të kërkojë nga Sekretari Gjeneral i Kombeve të Bashkuara që të heq nga posti përfaqësuesin e tij Zahir Tanin nga Kosova – duhet ta bëjë këtë sa më parë.
Tanin nuk është objektiv, por subjektiv në favor të Serbisë. Jo vetëm tash por që sa është ai me sjelljet e tij prodhon aversion masiv tek shtetasit e Kosovës kundër Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe tjerave me karakter supranacional.
Tanin, edhe pse me origjinë nga Afganistani – shtet që ka njohur Kosovën – ai u takon atyre “elitave“ arabe me një afinitet të theksuar rusofil, njëanshmëri që e ka dëshmuar në kontinuitet.
Atëherë kur ishte zëvendësdrejtor i Komitetit për të Drejtat e popullit Palestinez (ky vend proserb dhe kundër Kosovës) dhe kanalizonte aleancat ekskluzivisht me rusë e të vijës, ashtu edhe pastaj si producent e gazetar në BBC ku shkëlqente retorika anti-imperailsite perëndimore e tij.
Kulmi i kësaj karriere vërehet në Kosovë. Sidomos sjellja e tij gjatë formimit të Ushtrisë së Kosovës, besojmë ta bindë Qeverinë kosovare të marrë masa ndaj kësaj zyre. Ngase ajo i shërben ekskluzivisht qeverisë serbe. Serbia sa herë ta thërrasë, stafi shkon raporton dhe po atë version e raporton në OKB-së si gjendjen qëndrimore të “realitetit faktik në terren“. Bën kështu ngase beson se ka bazë juridike, por nuk është ashtu.
Rezoluta 1244 është e bërë për Republikën Federale të Jugosllavisë, e jo me njërën nga republikat e dalura nga ajo, siç është Serbia.
Apo ka bërë OKB një vendim që nuk e di kush dhe ka shpallur Serbinë trashëguese të Federatës Jugosllave pa përfillur tjerat që ishin po ashtu pjesë e saj dhe do vinin veto sidomos në ndarjen e pasurisë dhe do kërkonin dëmshpërblime nga shkatërruesja e saj me gjenocide?
Përndryshe duhet të kërkohet heqja faktike e saj, ngase juridikisht është totalisht e paqëndrueshme dhe inekszistente.
Rezoluta është juridikisht e pavlefshme jo vetëm për shkak se Kosova është shtet sovran, porse as Jugosllavia Federale nuk ekziston më. Apo mos mundet Tanin të marrë kredi në emër të ndonjë paraardhësi së tij të ndjerë?
Nuk mund të jetë legale një marrëveshje kur subjekti i saj themelor/shtylla ka vdekur.
Derisa Kosova ta heq qafe këtë zyrë ilegale në Prishtinë – KFOR mbetet instrument i NATO-s dhe mund të sigurojë paqen më mirë pa këtë rezolutë, madje me një alenacë të reduktuar jo me ata që nuk njohin shtetit dhe që afëmendsh se do të sabotojnë nëse ua kërkojnë shtetet e origjinës – deri sa pra të zgjidhet ky kontest juridik ndërmjet Kosovës dhe OKB-së Tanin nuk duhet të lejohet të bëjë diversione të llojit. Dhe nëse nuk e heq Sekretari Gjeneral me të duhet të ndërpritet çdo bashkëpinim institucional.
Sa për versionin e Kosovës në OKB, Kosova ka ambasadoret e saja, e nëse Serbia do Ambasadë në Prishtinë le ta bëjë pas njohjes, por jo duke përdorur këtë zyrë të OKB-së për të shkaktuar dëme kolosale vendit në imazh, siguri e sovranitet me “fake-raporte” dhe politikë proserbe mu në qendër të vendit.