Cavani në Atletico Madrid? Mësohet gjithçka

21:26 | 07 Janar 2020

E ardhmja e Edinson Cavanit po merr vëmendje të madhe këtë kohë në botën e futbollit.

Cavani besohet se e dëshiron jashtëzakonisht shumë kalimin në Atletico Madrid dhe po ashtu edhe Diego Simeone e do sulmuesin uruguaian, por Paris Saint-Germain nuk dëshiron që ta largojë sulmuesin e tyre 32 vjeçar në mes të sezonit

Për klubin francez, ky nuk është vendim financiar por më shumë sportiv.

Paratë nuk kanë qenë kurrë problem për PSG, edhe pse ata rrezikojnë ta humbasin pa asnjë kacidhe Cavanin në verë kur edhe i skadon kontrata.

Ata janë duke menduar vetëm për sezonin 2019-20 dhe ata nuk dëshirojnë që ta forcojnë një klub që mund të jetë rival i tyre i drejtpërdrejtë në Ligën e Kampionëve, kurse ata duan ta mbajnë Cavanin pasi që janë duke e ndjekur këtë trofe që disa vite.

Mauro Icardi e ka lënë pak jashtë formacionit kryesor uruguaianin, por drejtorët e klubit Parc des Princes e dinë që sezoni është i gjatë.

Ata nuk shohin arsye që golashënuesi të largohet tani kur mund ta bëj pas gjashtë muajve.

Për Atletico Madridin, ky është lajm i keq pasi që Diego Costa për momentin është i lënduar dhe Alvaro Morata është për momentin i vetmi sulmues i gatshëm për lojë.

Nëse ata presin deri në verë për Cavanin do të jetë një sezon shumë i vështirë i pjesës së dytë të kampionatit për Los Rojiblancos, kurse në verë ata do të përballen edhe me garë nga Chelsea dhe Manchester United që po ashtu janë të interesuar për lojtarin.

Komento: