Çeku intervistohet sot në Hagë si i dyshuar

08:38 | 28 Shtator 2020

Sot do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit nga prokurorët e Gjykatës Speciale, Agim Çeku.

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, sot rreth orës 10:00 do të intervistohet në Hagë në cilësinë e të dyshuarit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, avokati i tij, Artan Çerkini.

“Po ai do të intervistohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Intervistimi i tij pritet të fillojë rreth orës 10:00”, ka thënë Çerkini për lajmi.net.

Theksojmë se Çeku më 3 shtator ishte ftuar Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Ndryshe, Çeku në të kaluarën qenë kryeministër i vendit dhe ka shërbyer edhe si ministër i FSK-së.

Komento: