Celina e Hadergjonaj titullar në Championship

15:23 | 21 Dhjetor 2019

Nga minuta e parë i fillojnë ndeshjet edhe Hadërgjonaj dhe Celina në Championship.

Dita e shtunë sjellë në aksion shumë lojtarë të Kombëtares së Kosovës.

Milot Rashica, Florent Hadërgjonaj dhe Bersant Celina do t’i nisin nga minuta e parë sfidat e ditës së sotme.

Ylli nga Vushtrria do të kërkojë fitoren me Werder Bremen në takimin në udhëtim ndaj Koln, shkruan lajmi.net. Kjo sfidë fillon nga ora 15:30.

Në anën tjetër, nga minuta e parë i fillojnë ndeshjet edhe Hadërgjonaj dhe Celina në Championship.

Hadërgjonaj luan në sfidën mes Huddersfield – Nottingham, ndërsa Celina në ndeshjen tjetër mes Luton – Swansea.

Komento: