Celta Vigo ia shuan Barcelonës shpresat për titull

20:37 | 16 Maj 2021

Humbë Barcelona

Barcelona është mposhtur në Camp Nou me rezultat 2-1 nga Celta Vigo në kuadër të javës së 27-të në La Liga.

Ishte minuta e 28-të, kur Lionel Messi pranoi një asistim nga Sergio Busquets, për të shënuar me kokë.

Por, mysafirët i barazuan shpejtë shifrat në 1-1 me golin e Santi Minas (38’), nga një shërbim fantastik Iago Aspas.

Pjesa e dytë ishte edhe më dramatike, pasi Barcelona mbeti me një lojtar më pak në fushë.

Në minutën e 83-të, Cristian Lenglet e mori edhe kartonin e dytë të verdhë, duke u përjashtuar nga takimi.

Komento: