“Çenari” sot festoi ditëlindjen, Almeda ia bën befasinë më të bukur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

“Çenari” sot festoi ditëlindjen, Almeda ia bën befasinë më të bukur

16:17 | 18 Dhjetor 2019

Bashkëshorti i Almeda Abazit, sot ka festuar ditëlindjen.

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman, për ditëlindje është befasuar nga familja e tij, shkruan rtv21

Tolgahan i cili aktualisht është duket luajtur në serialin “Sampiyon”, është vizituar nga familja gjatë xhirimeve.

“Kjo ishte vizita më e bukur në set e jetës time. Faleminderit të gjithë ju për urimet e ditëlindjes”, ka shkruar aktori krahas fotografisë që ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram.

Të njëjtën fotografi e ka publikuar në rrjetin social edhe bashkëshortja e aktorit, bukuroshja shqiptare Almeda Abazi. “Urime ditëlindjen shpirti im. Të dua shumë”, ka shkruar Almeda krahas fotos.

Ndryshe, Tolgahan dhe Almeda janë bërë prindër për herë të parë në maj të këtij viti.Çifti u bekuan me një djalë për të cilin zgjodhën emrin Efehan.

Komento: