Ceremonia e 20 vjetorit të çlirimit, Haradinaj i bën thirrje Serbisë për pajtim, – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ceremonia e 20 vjetorit të çlirimit, Haradinaj i bën thirrje Serbisë për pajtim,

13:29 | 12 Qershor 2019

Republika e Kosovës ka organizuar ceremoninë shtetërore për nderë të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe hyrjen e trupave të NATO-s.

Para të pranishmeve kryeministri Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje Serbisë për pajtim.

Haradinaj ka thënë se populli i Kosovës guxon që të pajtohet me Serbinë.

“Në këtë shesh ka qenë kënaqësi me ec lirshëm pas gjithë atyre vuajtjeve që populli i Kosovës ka përjetuar . Trenat e vdekjes u ndalën nga ju presidenti Clinton, ju ndalët spastrimin etnik, ne u jemi mirënjohës përjetë.

Populli ynë guxon me u pajtua me Serbinë, i bëjmë thirrje presidentit Vuçiq ta njohë Kosovën në kufijtë aktual. Kosova është e gatshëm për pajtim me Serbinë, këtë e bëjmë në shenjë mirënjohje ndaj SHBA-ve”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri në fund ka shtuar “Zoti i bekoftë miqtë e Kosovës. Zoti e bekoftë SHBA”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!