Çështja e dinarit/ Humolli: Është absurde të pyetet pse po zbatohet ligji

17:03 | 16 Shkurt 2024
ceshtja-e-dinarit/-humolli:-eshte-absurde-te-pyetet-pse-po-zbatohet-ligji


Kurse sa i përket vendimit për ndalimin e përdorimit të dinarit deputeti Fatmir Humolli ka thënë se është absurde të bëhet pyetja pse po zbatohet ligji.

Ai, thotë se ka më shumë se 20 vjet ku përmes tij është bërë krim i organizuar nga serbët.

“Është absurde kjo me bo pyetje pse po zbatohet ligji. Që 20 vjet e më shumë është dinari këtu dhe përmes tij bëhet krimi i organizuar serb dhe këta ende po besojnë që duhet me vazhdu qashtu”, është shprehur deputeti Humolli për Front Online.

Sipas tij bashkësia ndërkombëtare nuk po dëshiron ta kuptojë që Kosova është çliruar nga Serbia.

“Klasa jonë politike po ka qejf me thënë që jemi çliru, por bashkësia ndërkombëtare po thotë që ne jemi nda. Edhe këtu duhet me diskutu me amerikanët me thonë: A po mendoni ju që ne jemi nda prej Serbisë apo jemi çliru? Nëse jemi çliru atëherë është krejt në tjera kondita, por klasa jonë politike po sillet sikur na jemi nda me Serbinë, sikur dy vëllezër që ndahen mes vete për shkak që munden me pas ndonjë problem, por ne nuk jemi nda prej Serbisë por jemi çlirua prej saj”, ka shtua ai.

Por, Humolli nuk lë pa hedhur kritika edhe ndaj Qeverisë aktuale.

“E, tash krejt problemet politike që janë grumbulluar me vite të tëra tash është përballë një qeveri që është shumë naive që me vjet nuk e ka vlerësuar drejt këtë periudhë të naivitetit ë klasës tonë më të hershme politike, ka hy në rrugën e njëjtë sikur ata tjerët. Me mjete të njëjta nuk ka mundësi me u këndell”, ka deklaruar Humolli./Front Online.

 

Komento: