Neymar vazhdon të jetë shumë i përfolur.
Ylli brazilian Neymar, duket se ka vendosur të mbetet lojtari më i përfolur i këtyre viteve në tregun e transferimeve.
Pas dy muajve negociata, 27 vjeçari nuk arriti të realizonte dëshirën e tij, për të kaluar te Barcelona, nga e cila skuadër u transferua te PSG në vitin 2017, për 222 milionë euro.
Shuma e njëjtë e kërkuar nga PSG, ka bërë që pas shumë negociatave, të mos arrihet marrëveshja përfundimtare.
Por, në kampin katalan, ka ende shpresë për rikthimin e Neymar në ‘Camp Nou’.
Sipas medieve në Spanjë, Barcelona mund të shfrytëzojë një nen të statutit të FIFA-s, i cili që nga viti 2001 është në fuqi.
Sipas këtij neni, lojtari mund të përfundojë kontratën në mënyrë të njëanshme, madje edhe pa ekzistuar ajo që njihet si shkak i drejt.
Në këtë rast, çmimi i Neymar do të përcaktohej nga avokatët e FIFA-s dhe përfaqësuesit e Neymar, të cilat pas konsultave përkatëse, do t’i caktonin çmimin rreth 170 milionë euro.