Çështje orësh zyrtarizimi: Milani dhe ylli i madh arrijnë marrëveshje

19:03 | 30 Korrik 2021

Akordi shumë afër: Shumë i çmuar, Milani i plotëson kërkesat yllit të ekipit.

Milani dhe Franck Kessie janë gjithmonë e më afër zgjatjes së bashkëpunimit mes tyre. Mesfushori ka edhe një vit kontratë, teksa prej kohësh po bisedohet në lidhje me firmosjen e kontratës së re.

“Presidenti” përfiton aktualisht 2.2 milion euro në sezon. Agjenti i tij kërkon 6 milion euro rrogë për lojtarin dhe Sportmediaset raporton se kuqezinjtë e kanë ngritur propozimin e fundit në këto shifra.

Drejtori sportiv i Milanit, Frederic Massara është takuar ditën e djeshme në Bologna me George Atangana, menaxherin e 24-vjeçarit nga Bregu i Fildishtë.

Kessie po luan në Olimpiadën e Tokios me kombëtaren e tij. Disa ditë më parë deklaroi se dëshiron të qëndrojë te Milani dhe do të firmosë kontratën e re sapo të kthehet në Milanello.

Deklaratë që gëzoi tifozët e shumtë të Milanit dhe thjeshtoi negociatat mes drejtuesve dhe agjentit të tij. 6 milion euro neto do të përfitojë lideri i mesfushës në kontratën e re, teksa vetëm disa detaje “pengojnë” marrëveshjen finale.

Komento: