Çfarë Bayerni i frikshëm, ia shënon shtatë gola Bochumit

17:32 | 18 Shtator 2021

Bayern Munich nuk ka të ndalur. “Bavarezët” në xhiron e pestë në Bundesligë mposhtën Bochumin me rezultat të thellë 7:0.

Llogarinë e golave për vendasit e hapi Leroy Sane në minutën e 17-të të ndeshjes, për ta vazhduar Kimmich 1`0 minuta më vonë, shkruan Gazeta Express.

Në minutën e 32-të Gnabry e shënoi edhe golin e tretë, kurse dy minuta para fundit të pjesës së parë Lampropoulos e shënoi një autogol për rezultatin 4:0.

Robert Lewandowski u shënua në listën e golashënuesve, kur realizoi në minutën e 61-të.

Kimmich e realizoi edhe golin e dytë personal dhe të shtatin për vendasit në minutënm e 65-të, kurse për epilogun e këtij takimi u përkujdes Choupo-Moting që shënoi në minutën e 79-të.

Me këtë fitore, Bayern Munich merr përkohësisht primatin në tabelë me 13 pikë pas pesë xhirove, teksa ka realizuar 20 gola, me një mesatare për katër gola në ndeshje.

Komento: