Çfarë do të ndodh me lojtarët që kontratat i përfundojnë më 30 qershor?

13:42 | 18 Mars 2020

Koronavirus ka detyruar UEFA-n të shtyjë Kampionatin Evropian për vitin e ardhshëm, me finalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës që do të luhen në qershor, dhe në qershor pritet të përfundojnë edhe kampionatet evropiane.

Ky vendim ishte ndoshta më i miri, pasi ishin përmendur miliona të mëdha që do të humbnin ligat.

Marca raportoi se La Liga do të humbiste 700 milionë euro nëse pjesa tjetër e sezonit do të anulohej, ndërsa DW e Gjermanisë, bëri të ditur se dy kampionatet më të larta të tyre do të humbnin deri në 750 milionë euro.

Edhe pse 30 qershori është përmendur si datë për përfundimin e ligave, nuk dihet nëse një gjë e tillë, vërtetë do të ndodh, apo nëse kampionatet do të shtyhen edhe për muajin korrik.

Shumë lojtarë në pesë ligat më të mira evropiane përfundojnë kontratat më 30 qershor, ku do të jenë agjent të lirë për t’u larguar.

Ka prej tyre që mendojnë se duke pasur parasysh urgjencën aktuale, klubet do të zgjasnin kontratat me këta lojtarë edhe për disa javë të tjera.

Duke lënë mënjanë pjesën ligjore të tregimit më poshtë i gjeni emrat e disa lojtarëve të njohur që kontratat u përfundojnë këtë verë.

Serie A dhe Ligue 1: Thomas Meunier, Edinson Cavani, Layvin Kurzawa, Thiago Silva, Zlatan Ibrahimovic, Dries Mertnes, Jose Maria Callejon.

Premierligë dhe Bundesligë: Willian, Pedro Rodriguez, Oliver Giroud, Adam Lallana, Mario Gotze.

LaLiga: Shumë lojtarë janë hit

Portieri i Atletico Madridit, Antonio Adan, sulmuesi i Sevilla Nolito dhe ylli i Villarreal, Santi Cazorla janë vetëm disa nga emrat në një listë të gjatë të lojtarëve, kontratat e të cilëve skadojnë në qershor.

Komento: