Çfarë ndodhi me çiftin Luiz dhe Kiara – S’ka më skena të nxehta në krevat

15:37 | 12 Prill 2023

S’ka më skena të nxehta në krevat- Çfarë ndodhi me çiftin Luiz dhe Kiara.

Pas rifutjes së moderatores Kiara Tito në “Big Brother Vip” dhe të gjitha ‘ndryshimeve’ që ajo pati në sjellje, ka ardhur edhe një diskutim i gjatë mes saj dhe Luiz Ejllit brenda shtëpisë.

Diskutimi nisi fillimisht me Luizit, Efit dhe Kiarës, ku këngëtari iu dha disa ‘këshilla’ dy vajzave në lidhje me lojën. Ai përmendi gjithashtu fjalët e Ermionës, gjatë Prime-it të fundit, duke ngritur dyshime për ndikimin e Kiarës dhe Efit në lojën e tij. Kjo gjë e preku Kiarën, e cila u përlot, duke shprehur gjithashtu se “Luizi vuri në dyshim ndjenjat e saj kundrejt tij”.

Luizi këshilloi Kiarën që të ndryshojë lojën e saj, pasi sipas tij ajo nuk e ka lojën me Efin, por ato të dyja e kanë me banorët e tjerë të shtëpisë dhe se duhet ta shfrytëzojnë në maksimum tani, pasi nuk ka më kohë. Ai shtoi se Kiara nuk ka pse ua bën qejfin të tjerëve, duke debatuar me Efin, apo duke qarë nga kjo situatë.

Nga ana tjetër, moderatorja i tha Luizit se i duket vetja si barrë, duke qenë se ai shpeshherë përsërit faktin që po i prishet loja. Luizi u shpreh se po mos të ishte Kiara, ai nuk do kishte arritur deri në këtë pikë të lojës. Ai i tha Kiarës se paraja, suksesi dhe se çdo gjë tjetër, janë dytësore. Sipas tij, rëndësi ka që ata të jenë bashkë.

Por duket se këngëtari gjendet në një pozitë të vështirë, ku debati me Efin e ka detyruar të ndryshojë lojë.

“Më vini në një pozitë që nuk di se çfarë të bëj në raport me banorët apo studion. Unë nuk mund të rri pa ngacmuar, pa folur. Harxhoni kohë që të merreni ma banorët e tjerë, jo me njëra-tjetrën, do keni kohë, sepse një vend është për në finale. Pse ua bën qejfin të tjerëve? A mendon që më bëhet qejfi që po qan? Unë nuk e di as pse, sepse ti thua që të flasim jashtë. Mbaji gjërat deri jashtë. Mos qaj për gjëra si ‘unë vë në dyshim atë që ti ke për mua’. E ke gabim. Si mund të qash ti për këto”, u shpreh Luizi.

Por duket se për Kiarën, shumë gjëra kanë ndryshuar, sidomos pasi pa veten sesi ishte imituar në “Portokalli”. Banorët e “Big Brother VIP”, me përjashtim të Ronaldos dhe Keisit, patën mundësinë që të shohin “Big Brother Portokalli”, pasi kaluan me sukses sfidën e kalimit të pishinës nga njëra anë në tjetrën me kamerdare, pa lagur trupin në ujë me përjashtim të duarve.

Banorët kanë qeshur dhe e kanë marrë me sportivitet kur kanë parë veten e tyre të imituar në “Portokalli”, por duket se Kiara nuk është ndjerë mirë nga imitimi që i kanë bërë dhe këtë gjë ia ka treguar dhe Luizit pasi panë “Big Brother Portokalli”. Pasi panë shfaqjen ajo u pa të përlotej te bari teksa fliste me Luizin. Ky i fundit i prekur nga gjendja e Kiarës, nuk kurseu dhe një mallkim: “Ishalla këta lot bien mbi ata që e meritojnë me u ra sipër jo mbi fytyrë të saj”.

Por duket se ky fragment ka shërbyer edhe për të distancuar pak çiftin. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë dyshja dhuroi momente të nxehta, teksa kaluan goxha kohë poshtë çarçafëve. Aq sa në rrjet u përfol se mes tyre ka pasur edhe marrëdhënie seksuale.

E ballafaquar me këto skena, Kiara ka vendosur të tërhiqet disi nga situata e nxehtë e natës. Por jo vetëm kaq, duket se ka qenë pikërisht një skenë humori që ka sjellë shumë pikëpyetje në marrëdhënien e tyre. Tashmë çifti duket më i distancuar dhe ashtu si vetë Kiara ka thënë, do përpiqet t’i japë Luizit më shumë kohë për të luajtur.

Pas konflikteve me opinionistët, të cilët publikisht e kanë këshilluar se duhet të luajë vetë dhe jo nën ndikimin e Luizit dhe pas imitimit të “Portokallisë”, Kiara e ka marrë shumë të qartë mesazhin, aq sa edhe ka vendosur të distancohet disi nga kjo marrëdhënie, duke u fokusuar te raportet me banorët e tjerë.

Por së fundmi e papritura ka ndodhur dhe Luizi po kërkon hapësirën e tij. Këtë e ka thënë gjatë një bisede me banorët e tjerë, ku ishte e pranishme edhe Kiara.

“Po të isha veshur e po të isha mbajtur mirë qysh në fillim, më kishte pranuar Kiara që në fillim. Me ia vështirësu, me ia bërë të pamundur. Dhe tani zonja e zotërinj vjen momenti i hapësirës. Tani edhe unë kam nevojë për hapësirë”, tha Luizi, që me siguri e kishte në sensin e shakasë.

Komento: