Cfarë po ndodh? Luizi e shan Efin para të gjithëve, por kjo video zbulon lojën e tij

15:38 | 15 Prill 2023

Gjatë ditëve të fundit Luizi ka sharë e ka sulmuar Efin, duke thënë se kjo e fundit kërkon që të bëjë famë në kurriz të lojës së tij.

Fillimisht Luizi foli gjatë me Kiarën duke thënë se do të hakmerrej ndaj Efit, me këtë të fundit që tentoi ta kundërshtonte duke thënë se sqarimi mes tyre do të duhej të bëhej jashtë shtëpisë së Big Brother.

Më tej këngëtari, tha se e donte Efin jashtë shtëpisë, dhe në sy të banorëve të tjerë, pa folur asnjë fjalë me banoren që konsiderohet edhe si mikesha e tij.

Veprimi i Luizit ka nxitur shumë reagime në rrjet dhe ka ndarë sërish në dysh fansat, një pjesë e të cilëve besojnë se ai e bën të gjithën këtë për lojë, në mënyrë që të faktorizojë Efin.

Komento: