Challandes flet për problemet me Berishën e Paqaradën

12:43 | 30 Gusht 2021

Në konferencën e sotme, selektori Challandes ka sqaruar telashet që ka me dy yjet e Kosovës, Paqarada dhe Berisha.

Trajneri zvicëran ka thënë se Paqarada i pëlqen si lojtar, por që e respekton vendimin e tij për tu larguar nga përfaqësuesja.

“Më pëlqen Paqarada si lojtar, por ne e kemi respektuar vendimin e tij. Nëse ai konsideron se është momenti për të diskutuar me mua, atëherë nuk kam asnjë problem me të. Por, unë nuk jam ai që i lus lojtarët.

Sa i përket situatës me Bernard Berishën, mendoj se është çështje mentaliteti. Ai kërkon garanci, por unë askujt s’i kam premtuar vend te Kosova” ka thënë Challandes.

Komento: