Challandes pyetet nëse Suedia është me e fortë me Ibrahimovicin apo pa të

18:41 | 08 Tetor 2021

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencë për shtyp pas arritjes së skuadrës në Stokholm, në prag të ndeshjes kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”, që zhvillohet nesër nga ora 18:00.

Fjalët e para të Challandes për ballafaqimin me Suedinë ishin se kundërshtari i tyre është një ekip vërtet i fortë, me individë shumë të shquar sidomos në fazën sulmuese, dhe do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ta.

Ndër të tjera, Challandes u pyet se çfarë dallimi ka Suedia me apo pa Ibrahimovicin, nëse është ekip më i mirë apo më i dobët, dhe ai u përgjigj:

“Nuk mund të them nëse është më i mirë apo më i dobët me të apo pa të, por ajo që mund të them është që Suedia është ekip tjetër me të dhe pa të.

“Ne kemi luajtur kundër Suedisë me Ibrahimovicin, në mars, në Prishtinë dhe ka qenë shumë e vështirë të luash kundër Suedisë me Ibrahimovicin, sepse kanë qenë një ekip që kanë luajtur në mënyrë vertikale me Ibran që ka qenë fokusi duke marrë shumë topa dhe më pas i ka shpërndarë ata topa tek bashkëlojtarët e tij dhe ka qenë shumë e vështirë të luhej kundër tyre, mirëpo një futbollist tjetër në vend të tij mendoj që Suedia do të luajë në një mënyrë tjetër por poashtu do të jetë shumë e vështirë ekipi të Suedisë edhe pa Ibrahimovicin.

Kujtojmë që Kosova ka katër pikë pas pesë ndeshjeve të zhvilluara përgjatë këtyre ndeshjeve kualifikuese, duke grumbullar katër pikë, gjersa kundërshtari i Kosovës, Suedia, pozicionohet e dyta me nëntë pikë të mbledhura.

Komento: