Chelsea 0:2 Liverpool, lojtari dhe më i dobëti i ndeshjes

20:56 | 20 Shtator 2020

Liverpool ka shënuar fitore ndaj Chelseas me rezultat 0:2.

Të Kuqtë triumfuan me rezultat të pastërt 0:2 ndaj Chelsea në ‘Stamford Bridge’.

Në fundin e pjesës së parë, Andreas Christensen ndërhyri si lojtar i fundit ndaj Sadio Mane, dhe pas rishikimit të VAR u vendos që ai të ndëshkohej me karton të kuq.

Mane realizoi dopietë në minutat 50’ 54’, derisa goli i dytë erdhi pas një gabimi trashanik të portierit Kepa Arrizabalaga, i cili u vlerësua me notën më të vogël këtë ndeshje bashkë me Jorginhon, që huqi një penallti.

Padyshim, ylli senegalez ishte më i mirë i këtij takimi.

Komento: