Chelsea arrin marrëveshjen e madhe me yllin shqiptar

22:18 | 23 Dhjetor 2019

Chelsea ka rinovuar kontratën me lojtarin shqiptar.

Sulmuesi i përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë Armando Broja ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me Chelsean, edhe për 3 vitet e ardhshme.

Forma e mirë që po tregon Broja në këtë sezon me skuadrat e moshave të Chelseat, ka bërë që drejtuesit e Bluve të Londrës, ta blindojnë 18-vjeçarin shqiptar me një kontratë të re.

Falë golave që po realizon në vazhdimësi me skuadrën U-18 dhe atë U-23 Broja shpreson që të marrë një ftesë nga trajneri i skuadrës së parë të Chelseat, Frank Lampard, dhe të ketë mundësinë të realizojë ëndrrën e tij duke debutuar në Premier League me fanellën e Bluve të Londrës.

Komento: