Chelsea ‘blindon’ yllin e skuadrës

00:01 | 17 Janar 2020

Chelsea ka rinovuar kontratën me yllin anglez.

Mbrojtësi i Chelseas, Reece James ka zgjatur kontratën e tij me Blutë deri në vitin 2025 pasi nënshkroi kontratë të re, konfirmoi klubi të enjten.

James tashmë konsiderohet si i padiskutueshëm në formacionin startues, me Blutë që janë duke punuar shumë me akademinë e tyre.

Krahas yjeve të rinj si Tammy Abraham, Mason Mount dhe Callum Hudson-Odoi, 20-vjeçari konsiderohet si një nga premtimet kryesore në Stamford Bridge, transmeton lajmi.

Dhe Chelsea ka lëvizur përpara për të siguruar të ardhmen e tij afatgjatë duke nënshkruar një marrëveshje të re që do ta mbajë atë në perëndim të Londrës edhe pesë vite e gjysmë.

Komento: