Chelsea dhe Manchester United pas sensacionit të Ligue 1

13:15 | 19 Shtator 2021

Chelsea raportohet se po përgatit një ofertë për mesfushorin e Monacos, Aurelien Tchouameni.

21-vjeçari, i cili bëri debutimin e tij në Francë në fillim të shtatorit, ka shënuar një herë në 10 paraqitje gjatë këtij sezoni.

Chelsea dhe Manchester United ishin të dy kube të lidhura me mesfushorin gjatë verës, por që afati u mbyll pa ndonjë marrëveshje.

Tchouameni mund të bëj lëvizje në vitin 2022, megjithatë sipas gazetarit të ”Tuttomercatoweb”, Nicolo Ceccarini, Chelsea do të rrisë interesimin e tyre tashmë, pasi interesim për lojtarin ka shprehur edhe Juventusi.

Ceccarini pretendon ae ”Blutë” po planifikojnë të bëjnë një ofertë ”tërheqëse” për mesfushorin, i cili ka luajtur në 55 ndeshje për Monacon në të gjitha garat.

Tchouameni regjistroi tri paraqitje edhe me Kombëtaren të Francës, duke debutuar fillimisht kundër Bosnje-Hercegovinës më 1 shtator, para se të luante edhe kundër Ukrainës dhe Finlandës.

Komento: