Chelsea e do yllin 100 milionësh të Juventusit

14:59 | 25 Shtator 2021

Chelsea nuk heq dorë nga nënshkrimi i Federico Chiesa nga Juventusi.

Calciomercato raporton se skuadra e Premier League po përgatit një ofertë të re për yllin italian pasi u refuzua nga Juventusi në dritaren e verës, pavarësisht gatishmërisë së tyre për të paguar 100 milionë euro (86 milionë funte/117 milionë dollarë) për të, përcjell ORAinfo.

Liverpool dhe Bayern Munich mund të përpiqen të sfidojnë Blutë, por vendosmëria e Juves për të mbajtur Chiesa është pengesa më e madhe që duhet kapërcyer./ORAinfo/

Komento: