Chelsea e fut në presion Milanin për yllin e madh

11:44 | 29 Mars 2020

Chelsea kontakton Raiolan – synohet marrëveshje për Donnarumma.

Chelsea janë të vendosur që të sigurojnë një portier të ri.

‘Stamford Bridge’ mund të konsiderohet provim i dështuar për Kepa Arrizabalaga, spanjolli që me paraqitjet e tij nuk arriti ta bind Frank Lampard.

Sipas raportimeve të ‘Express’, Chelsea kanë informuar agjentin Mino Raiola për interesimin rreth Gianluigi Donnarumma, transmeton lajmi net.

Portieri i Milan është në bisedime për rinovim kontrate në ‘San Siro’ dhe ‘Blutë’ duan përditësim informatash në progresin e negociatave, për të konsideruar hapat e ardhshëm.

Një nga emrat që përmendet si opsion për të kaluar në Londër është edhe ai i Manuel Neuer.

Donnarumma vazhdon të jetë dëshira kryesore e Chelsea.

Komento: