Chelsea gjen zëvendësuesin e Arrizabalagas

17:57 | 23 Janar 2020

Chelsea po planifikojn disa ndryshime në formacionin e lojtarëve.

‘Blutë’ e Londrës janë gati që të ndajnë rrugët me portierin spanjoll, Kepa Arrizabalaga .

Spanjolli ka pasur një formë jashtëzakonisht të dobët në Premierligë, dhe është portieri me përqindjen më të ulët të pritjeve.

‘Evening Standard’ shkruan se Chelsea po mendon për transferimin e portierit të Burnley, Nick Pope, transmeton lajmi.

Pope ka treguar formë të lartë me skuadrën e tij, duke tërhequr vëmendje kështu nga skuadrat e mëdha angleze.

Pope ka fituar edhe ftesën te kombëtarja e Anglisë, pasi paraqitjet e tij u vlerësuan lartë nga Gareth Southgate.

Portieri ishte titullar në ndeshjen që Anglia luante kundër Kosovës.

Komento: