Chelsea i ofron 100 milionë euro për yllin e Juventusit

16:29 | 26 Nëntor 2021

“Blues” janë të vendosur për ta transferuar yllin e Juventusit, i cili shkëlqeu edhe në Euro 2020

Chelsea është e vendosur për ta transferuar Federico Chiesan.

“Blues” ia kanë vënë syrin yllit të Juventusit, për të cilin janë të gatshëm ta bëjnë një ofertë të majme.

Portali italian “Calciomercato” shkruan se kampioni aktual i Evropës i ka bërë gati 100 milionë euro, përcjell Express.

Këtë ofertë, Të kaltrit do t’ia bëjnë Juventusit, i cili pritet ta blejë përfundimisht lojtarin verën tjetër.

Kjo pasi Chiesa është huazuar për dy sezone në Torino nga Fiorentina dhe lojtari faktikisht është ende lojtar i “Viola”.

Mbetet të shihet nëse Juve do ta shesë menjëherë përfaqësuesin italian, i cili shkëlqeu me “Azzurri” në Euro 2020.

Komento: