Chelsea i përgjigjet Milanit për super mbrojtësinë

17:56 | 16 Janar 2021

Chelsea refuzon ofertën e parë kuqezi për Tomori, por akordi gjithësesi afron.

Pas shumë emrave të afruar javët e fundit në kuadër të merkatos së Milanit për mbrojtjent, këto ditë kandidatura e Fikayo Tomori ka marrë më shumë rëndësi dhe seriozitet.

Negociatat midis Chelsea dhe Milan janë të gjalla dhe të drejtuara drejt një përfundimi pozitiv pas diskutimeve të gjata të ditëve të fundit.

Ndër ofertat e bëra ditët e fundit nga drejtuesit e Milanit për klubin anglez, siç raportohet nga “The Guardian” dhe “The Telegraph”, ka pasur edhe një propozim për një huazim 18-mujor.

Një propozim i refuzuar nga menaxhmenti i Londrës, por që nuk ndikon në rezultatin e negociatave.

“The Telegraph” gjithashtu shtoi se Milani tashmë ishte i interesuar për lojtarin verën e kaluar, por rezistenca e Lampard nuk kishte çuar në vazhdimin e negociatave.

Komento: