Chelsea i vuri syrin yllit të Bayernit, kjo është përgjigja e tij

20:38 | 27 Mars 2020

Skuadra e Chelseas i kishin vërë syrin yllit të Bayern Munichut.

Manuel Neuer është lojtari më i komentuar te skuadra e Bayern Munich.

Së bashku me David Alaba, emri i Manuel Neuer është në mesin e atyre që përmenden për mundësinë e largimit nga ‘Allianz Arena’.

Për portierin gjerman, interesim së fundmi ka ardhur nga Chelsea, të cilët nuk janë të kënaqur me Kepa.

Megjithatë, ‘Goal’ shkruan se Neuer nuk dëshiron të luajë jashtë kufijve të Gjermanisë, prandaj kalimi te Chelsea vështirë se do të ndodh.

Neuer ka raporte të mira me trajnerin Hansi Flick dhe ambiciet e tij janë ta fitojë Ligën e Kampionëve për herë të dytë me Bayern Munich.

Mbetet të shihet nëse ndonjë ofertë e mirë nga Chelsea do t’i ndryshojë mendje portierit gjerman.

Komento: