Chelsea me fitore ndaj Watford, kthehet në top katërshe

23:27 | 04 Korrik 2020

Chelsea kthehet në top katërshe të Premierligës.

Chelsea mori fitore me rezultat 2L9 në përballjen e sotshme me Ëatfordit në Stamford Bridge, që ishte e mjaftueshme për t’u kthyer në pozitën e katërt në tabelën e Premierligës.

Blutë e Londrës ranë në pozitën e pestë sot gjatë ditës, pas fitores së Manchester Unitedit. Megjithatë, festa e Djajve të Kuq nuk zgjati shumë, pasi që skuadra e Frank Lampard e mori fitoren e nevojshme për t’u kthyer në top katërshe, raporton Gazeta Express.
Rezultatin e ndeshjes e zhbllokoi sulmuesi Olivier Giroud, i cili shënoi nga afërsia për ta kaluar në epërsi skuadrës londineze.

Pak para fundit të pjesës së parë, në minutën e 43-të të ndeshjes, Chelsea e gjeti golin e qetësisë, përmes golit të shënuar nga pika e penalltisë nga Ëillian. Ndërsa, fitoren e vulosi përmes golit të shënuar nga Barkley në momentet e fundit të ndeshjes.

Tani Chelsea radhitet në pozitën e katërt në tabelën e Premierligës, me dy pikë më shumë sesa Manchester Unitedi, që radhitet në pozitën e pestë dhe një më pak se Leicesteri, në pozitën e tretë.

Në anën tjetër, Ëatfordi rrezikon të bjerë në pozitën e 18-të, në zonën e rrezikut, nëse Aston Villa e fiton ndeshjen e vet për këtë xhiro. /Gazeta Express/

Komento: