Chelsea me super transferim nga Franca

16:18 | 29 Mars 2020

Chelsea është afër transferimit të mbrojtësit të Lilles, Gabriel Magalhaes, shkruan “The Sun”.

Klubi londinez do të paguajë 33.5 milionë euro për transferimin e mbrojtësit 22-vjeçar.

Gabriel për Lillen këtë edicion i ka luajtur 34 ndeshje në të gjitha garat dhe ka realizuar një gol.

Kontrata e tij me klubin francez skadon në verën e vitit 2023. Për transferimin e brazilianit kanë shfaqur interesim edhe Arsenali e Evertoni.

Komento: