Chelsea mposht West Hamit, Championsi shumë afër

21:00 | 24 Prill 2021

Chelsea fiton.

Chelsea ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme 0:1 në udhëtim ndaj West Hamit në kuadër të javës së 33-të në Premierligë.

Timo Werner shënoi golin në minutën e 43-të, pas asistimit nga Ben Chilwell, shkruan Gazeta Express.

Ky gol në fund doli të ishte vendimtar, teksa Chelsea rrëmbeu të tri pikët.

Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 58 pikëve në vendin e katërt, ndërsa West Hami mbetet një pozitë më poshtë me tri më pak.

Komento: