Chelsea po e kërkon me ngulm këtë super-lojtar

19:18 | 23 Janar 2020

Skuadra e Chelseas e do edhe një tjetër lojtar në skuadër.

Portieri spanjoll ka dëshpëruar me paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit me “Blues”

Chelsea është në kërkim të një portieri të ri.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “The Times”.

“Blues” janë të brengosur me paraqitjet e fundit të portierit aktual, Kepa Arrizabalaga.

Prandaj, fituesi aktual i Europa Leagues është duke menduar për zëvendësuesin eventual të portierit spanjoll.

Portieri i Burnleyt, Nick Pope dhe ai i Manchester Unitedit, Dean Henderson, aktualisht i huazuar tek Sheffieldi, shihen si objektiva të klubit nga “Stamford Bridge”.

Komento: