Chelsea po e ‘rrëmben’ yllin e Milanit

21:43 | 26 Mars 2020

Chelsea duket se do ta ‘rrëmbejë’ yllin e skuadrës Milanit.

Skuadra e Chelsea ka shfaqur interesim për Donnarumma.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Chelsea janë të interesuar për nënshkrimin e portierit të Milan, Gianluigi Donnarumma.

Gazeta italiane shkruan se Frank Lampard është i dëshpëruar me Kepa Arrizabalaga dhe do të bëjë maksimumin për ta shitur atë në fund të sezonit.

Me Ëilly Caballero si opsion tjetër të vetëm dhe me argjentinasin që futet në vitet e fundit të karrierës së tij, Donnarumma shihet si blerja perfekte për Chelsea.

Mbetet të shihet nëse ‘Blutë’ nga Londra do të arrijnë ta bindin Milan, për kartonin e portierit.

Komento: