Chelsea po e transferon ‘bishën’ nga Bundesliga

13:31 | 25 Dhjetor 2019

Timo Werner pritet të largohet nga Bundesliga gjatë janarit.

Skuadra e Chelseat ka bërë ofertë për shërbimet e sulmuesit gjerman Timo Werner, i cili është pjesë e RB Leipzigut.

“Daily Mail” ka njoftuar se Chelsea tashmë i ka ofruar ekipit gjerman 30 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Wernerit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Në fakt, Werner në kontratën e tij të re që e ka firmosur me RB Leipzigun deri në vitin 2023, ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 30 milionë eurosh.

Sulmuesi 23-vjeçar, edhe këtë edicion ka shkëlqyer te ekipi gjerman, duke shënuar 23 gola dhe asistuar dhjetë herë në 25 paraqitje në të gjitha garat.

Werner ka edhe 29 ndeshje e 11 gola me Gjermaninë kurse karrierë ka bërë edhe te skuadra e Stuttgartit.

Komento: