Chelsea ‘tmerrohet’ nga statistikat e Lewandowskit

20:48 | 08 Gusht 2020

Statistikat e Lewandowski që ‘tmerrojnë’ Chelsean.

Chelsea do të ketë një punë shumë të vështirë sonte në ‘Allianz Arena’.

Bayern Munich pret skuadrën londineze në kuadër të 1/16-ës së finales, pas ndeshjes së parë që përfundonte 3:0 në favor të bavarezëve.

Para kësaj ndeshje, dihet se rreziku kryesor i ‘Bluve’ është Robert Lewandowski.

Ylli polak ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Bayern në Bundesliga, por edhe në Ligën e Kampionëve ka statistika mbreslënëse.

Lewa numëron 6 ndeshje, nga të cilat ka shënuar 11 gola dhe ka shtuar dy asistime.

Robert Lewandowski ka qenë i përfshirë në një gol (në Ligën e Kampionëve) çdo 41 minuta këtë sezon me Bayern.

Mbetet të shihet nëse Lewa do të tund portën e Chelsea edhe sonte.

Komento: