Chollet pas bisedës me Kurtin: Zbatimi i marrëveshjes do të thoshte përfitime për të dyja vendet

22:02 | 17 Mars 2023

Chollet pas bisedës me Kurtin: Zbatimi i marrëveshjes do të thoshte përfitime për të dyja vendet.

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka konfirmuar bisedën telefonike me kryeministrin Kurti.
Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, Chollet ka rikujtuar faktin se zbatimi i marrëveshjes do të thoshte përfitime të rëndësishme për të dyja palët, përcjell lajmi.net.

Tutje, ai potencoi faktin se një gjetje e gjuhës së përbashkët të shtunën me 18 mars, do të thoshte hap para edhe për rajonin e sigurinë në të.

“Bisedova me kryeministrin Albin Kurti për bisedimet e nesërme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Zbatimi do të zhbllokojë përfitime të rëndësishme për të dy vendet dhe do të tregojë përkushtim për një të ardhme paqësore për rajonin”, shkroi ai.

Komento: