“Ciao” Ancelotti! Gattuso trajner te Napoli ?

22:45 | 03 Dhjetor 2019

Ancelotti mbetet i vendosur në fronin e Napolit për momentin, megjithatë Calciomercato raporton se klubi është duke kërkuar një trajner të ri.

Pavarësisht një fillimi të mirë të karrierës së tij në Napoli, ish-trajneri i i Milanit është gjendur nën presion, përcjell ORAinfo.

Tërheqjet, përgjimet, diskutimet dhe shumë takime nuk mund të injorohen.

Pjesa më e madhe e së ardhmes së Ancelottit do të varet edhe nga ndeshjet kundër Udineses dhe Genk, jo vetëm për sa i përket rezultateve. Nëse edhe pas takimit të hënën, ka ende shumë tension, Ancelotti mund të fillojë të ndërmarrë një hap mbrapa dhe të largohet nga Napoli.

Në 48 orët e fundit, calciomercato raporton se ka pasur kontakte midis Rino Gattuso dhe Cristiano Giuntoli. Gattuso mbetet i preferuari në listën e emrave që mund ta çojnë Napolin deri në fund të sezonit./ORAinfo/

Komento: