“Ciao” Milan, Ja ku po transferohet Kessie

16:57 | 04 Janar 2020

West Ham United dhe Wolves nuk po pranojnë të heqin dorë nga mesfushori i Milanit, Franck Kessie, por kuqezinjtë janë duke qëndruar të vendosur në vlerësimin e tyre.

Kuqezinjtë janë të gatshëm të lejojnë Kessie të largohet nëse çmimi i kërkuar i tyre është përmbushur, pasi agjentit të tij i ishte thënë gjatë një takimi se klienti i tij nuk konsiderohet më themelor për klubin, përcjell ORAinfo.

West Ham dhe Wolves, të dy klubet e lartpërmendura angleze nuk heqin dorë nga Kessie dhe gjithmonë e kanë mesfushorin në pamjet e tyre./ORAinfo/

Komento: